Një unazë misterioze e zezë tymi e parë duke fluturuar mbi Disneyland ka ngjallur spekulime se mund të jetë një shenjë e jetës aliene, me shaka dhe teori konspiracioni që qarkullojnë në internet.

Videoja e kapur nga një shofere Lori Nayahalski në Anaheim të Kalifornisë, ka shkaktuar një shpërthim spekulimesh mbi jashtëtokësorët.


Lori shpjegoi: "Nuk po shpërndahej, as nuk ishte ndonjë tufë zogjsh."

Në internet janë shfaqur teori të çuditshme rreth këtij pamjeje.

Disa thanë se parku argëtues ishte nën pushtimin e alienëve.

“Është një vend i mirë për të filluar”, bëri shaka njëri, “edhe alienët e dinë se ku është vendi më i lumtur në tokë”. /Telegrafi/