LAJMI I FUNDIT:

Ultrabookët nga xhamplastika

Ultrabookët nga xhamplastika

Acer dhe Asus kanë vendosur të ndryshojnë materialin e ndërtimit të portativëve të ardhshëm ultrabook, me qëllim të uljes së kostos së prodhimit.

Sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur DigiTimes, Acer portativin e vet 15-inçësh synon ta paraqes në fillim të vitit të ardhshëm, e i njëjti do të ketë shtëpizën e ndërtuar nga xhamplastika.

Pas Acerit të njëjtën praktikë pritet ta përcjell edhe Asus, derisa shtëpizat për të dyja kompanitë do të ndërtohen nga kompania Mitac Precision Technology (MPT). Çmimi i shtëpizave nga xhamplastika do të duhej të jetë rreth dhjetë dollarë më i ulët në krahasim me shtëpizat origjinale nga alumini, e përzgjedhja e këtij materiali ultrabookut ia ul edhe më tej çmimin për 20 dollarë. Përveç MPT-së, shtëpizat nga xhamplastika për këto pajisje do të mund të prodhohen edhe nga Compal. /Telegrafi/