LAJMI I FUNDIT:

Ulja e pagave, në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore

Ulja e pagave, në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të enjte janë shtyrë 150 seanca gjyqësore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë seancat gjyqësore që janë shtyrë në katër degët e kësaj gjykate; në Graçanicë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mirlinda Gashi – zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.


“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, numri i seancave të cilat janë shtyrë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me numër KGJK.nr.445/22 të datës 24 nëntor 2022,  është rreth 150 seanca. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.

Vendimi është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, shoqëria civile e opozita.

Ndërsa, gjykatat po ofrojnë vetëm shërbime esenciale, bazuar në vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që do të zbatohet deri më 8 dhjetor.

Lista esenciale e shërbimeve të vendosura nga KGJK-ja përfshinë:

Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullimet mendore

Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme

Ekzekutimi i vendimeve penale

Çështjet e dhunës në familje

Çështjet e sigurimit të kërkesë-padisë

Përmbarimi i vendimeve për raste e dorëzimit të fëmijës, realizimit të kontaktit dhe alimentacionit si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës

Procedura për dërgimin e personave në rehabilitim dhe të gjitha shërbimet administrative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori