LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë sulmet në një kolonë me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë sulmet në një kolonë me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit

Pamjet e postuara në mediat sociale nga njësia ukrainase e zbulimit ajror, Aerorozvidka, pretendojnë të tregojnë sulmet e saj në një kolonë prej rreth 65 kilometrash me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit.

Komandanti i njësisë, nënkolonel Yaroslav Honchar, tha se ekipi i vogël prej 30 operatorësh të dronëve dhe forcave speciale ishte në gjendje të ndalonte përparimin e kolonës në një seri pritash natën, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.


Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’
Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Jo të gjitha detajet e këtyre pretendimeve mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë thënë se sulmet ukrainase kontribuan në ndalimin e kolonës me automjete të blinduara.

Sidoqoftë, pamjet e publikuara nga forcat ukrainase nënvizojnë rëndësinë e dronëve për rezistencën e tyre. /Telegrafi/