Ukrainasit publikojnë pamjet: Me HIMARS-in amerikan goditëm komandën ruse në Kherson

Burime brenda shërbimit sekret ukrainas (SBU), ka konfirmuar se forcat ukrainase kanë goditur “selinë” e ushtrisë ruse në rajonin e pushtuar përkohësisht Kherson.
Pretendohet se aksioni i ushtrisë ukrainase u realizua, pas marrjes së informatave për prezencën e rusëve, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale është publikuar videoja ku shihet momenti kur objekti goditet dhe ngritet një re tymi.
Burime në SBU thonë se raketa e HIMARS-it amerikan “vizitoi” ushtarët rusë gjatë takimit të tyre të përditshëm.
“Takimi përfundoi më herët; tetë eprorë humbën jetën e një është plagosur”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.
Nga
Telegrafi
26/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































