Tendencat për të krijuar kriza në katër komunat veriore po dyshohet se po krijohen nga një grup i ashtuquajtur “Ujqit e natës”. Mirëpo, nga Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë thonë se ky grup nuk ka potencial për të përshkallëzuar situatën.
Incidentet në komunat veriore të vendit nuk janë të pakta. Në fund të muajit shtator, cak i një sulmi nga një mjet shpërthyes ishte kjo pompë derivatesh në Zveçan.
E ngjashëm ndodhi para disa ditësh edhe në oborrin e shtëpisë së zyrtares policore nga komuniteti serb.
Mësohet se në katër komunat veriore është duke vepruar një grup i ashtuquajtur “Ujqit e Natës”, të cilët po tentojnë shkaktimin e krizave përmes frikësimit të qytetarëve.
Nga Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë thonë se ky grup nuk ka potencial për ta përshkallëzuar situatën.
“Ka tendencë të zhvillimit të tyre, por janë shumë të parëndësishëm për momentin për arsyeje se kriminelët dhe terroristët ishin të angazhuar dhe që operonin në veri më nuk janë. Sepse policia dhe institucionet tjera të sigurisë janë 24 orë dhe monitorohet çdo rrugë pothuajse në pjesën veriore”, tha anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Mefail Bajqinovc, për tëvë1.
Sipas deputetit Bajqinovci, Serbia po tenton të krijojë destabilitet në veri.
“Edhe pse nga Serbia pritet çdoherë, keni raportuar edhe ju keni bërë publike fotografi ku shihen njerëz të cilët janë duke u rekrutuar dhe trajnuar në Kapaonik dhe në pjesë tjera të Serbisë”, tha Bajqinovci.
E nga Policia thonë se situata në terren mbetet delikate edhe për arsye të veprimeve politike.
“Ajo çfarë mund të themi si Polici është se situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate, duke marrë parasysh zhvillimet që janë 2 vite e këndej. Nuk ka ndryshuar diçka në aspekt të sigurisë. Situata që ka ndodhur para 1 viti e ka ndryshuar gjendjen për të mirë, por sidoqoftë situata mbetet delikate. Në rast se ndodh diçka nuk mund të bën shumë ndryshime, por edhe nëse ndodh ne jemi këtu për të reaguar”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.
E njohësi i sigurisë, Arben Dashevci e sheh të pamundur ngritjen e tensioneve nga ky grup.
“Po i shohim pra tentativat e tyre në aspektin e jashtëm, kurse në aspektin e brendshëm mendoj unë që situata është nën kontroll dhe këto grupe ose copëza të vogla kriminale nuk do të kenë sukses në Republikën e Kosovës, sepse organet tona të sigurisë janë në vigjilencë të paparë”, tha Dashevci.
Ditë më parë u vendosen afishe të reja në Mitrovicë të Veriut, ku shihej logoja e këtij grupi, me mbishkrimin “Mos u mërzitni, jemi këtu”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“O plehrë”, sherr për shkak të çadrave mes biznesmenëve në Ksamil - vihen në pranga tre persona

Shtatë ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Temperatura deri në 33°C, priten riga shiu në disa zona

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë