LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Duhet të besojmë te kualifikimi, me mbështetjen e tifozëve do të jemi më të fortë

Ujkani: Duhet të besojmë te kualifikimi, me mbështetjen e tifozëve do të jemi më të fortë
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e parë pasditen e të hënës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali duke i nisur kështu përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të këtij muaji, ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Në deklaratën e tij, portieri Samir Ujkani është shprehur se skuadra duhet të besojë në kualifikim dhe duhet të japë maksimumin në të gjitha përballjet për arritjen e këtij objektivi.

“Kemi filluar të përgatitemi për dy ndeshjet e para. Është shumë e rëndësishme të fillojmë mirë, sepse qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi edhe pse e dimë se është shumë e vështirë, pasi grupi është shumë i rrezikshëm”.


(Foto: ffk-kosova.com)

“Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por çdo lojë për neve është finale dhe sigurisht se në ndeshjet në shtëpi me tifozët tanë do të jemi edhe më të fortë. Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar”.

Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’
Lexo po ashtu Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’

“Sikur Izraeli edhe Rumania, por edhe të gjitha ekipet tjera janë kandidatë për t’u kualifikuar dhe për këtë arsye them se është grup shumë i rrezikshëm. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe grupi duhet të jetë në 100 përqindëshin e tij në mënyrë që të kemi gjasa për kualifikim”.

“Me forcat tona, bashkë me tifozët tanë të cilët do të na shtyjnë përpara mendoj se ka ardhur koha që duhet të besojmë në kualifikim”, është shprehur Ujkani.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori