Uji shndërrohet në shkumë të bardhë pasi një kamion me substanca detergjentesh përplaset pranë një lumi në Brazil

Një sasi jo e vogël e acidit sulfonik, i cili mund të shkaktojë dëm serioz për shëndetin e njeriut, ka rrjedhur në Rio Seco në Joinville, Brazili jugor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, substanca - e përdorur për prodhimin e detergjenteve dhe materialeve të pastrimit të shtëpisë - u lëshua kur një kamion u përplas, duke shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme lokale.
Një stacion trajtimi u mbyll të hënën në mëngjes për të parandaluar marrjen e ujit të kontaminuar.
Si pasojë janë prekur potencialisht dhjetëra lagje – kur bëhet fjalë për qasje në ujin e pijshëm.
In Joinville of Santa Catarina, Brazil , A Truck loaded with #SulfonicAcid met with accident, which causes #ChemicalLeak that formed #Foam in river, in return of that, warns of #watershortage. People are precautioned by buying many water packs.
?: @top_disaster pic.twitter.com/Gc0KSOwQmm
— Eco Discussion (@EcoDiscussion) January 30, 2024
Ndërkohë thuhet se njerëit kanë shfrytëzuar këtë situatë duke mbushur shishet me ujë. /Telegrafi/


































