LAJMI I FUNDIT:

​Ujësjellësi ‘Prishtina’ apel qytetarëve: Mos shpërdorni ujin e pijshëm

​Ujësjellësi ‘Prishtina’ apel qytetarëve: Mos shpërdorni ujin e pijshëm

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga qytetarët të përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm në kohën kur vendi ynë po vazhdon të përballet me temperatura të larta.

Siç thuhet në komunikatë, djegia e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, po e rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, përkatësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te konsumatorët.

“Meqenëse në këtë periudhë me temperatura të larta në vendin tonë kërkohet vazhdimisht kujdes maksimal në përdorimin sa më të drejtë të ujit në mënyrë që shpërndarja/ distribuimi të bëhet njësoj për secilin konsumatorë, kërkesa e radhës dhe tejet e rëndësishme është kujdesi ndaj ambientit, respektivisht hapësirave përreth Impianteve të Trajtimit të ujit, Shkabaj, Badoc e Batllavë pastaj stacioneve, nënstacioneve dhe rezervuarëve të ujit. Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm! Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!”, përfundon komunikata. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori