LAJMI I FUNDIT:

“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
Fotografi ilustruese

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të bëra nga 10 shtatori deri më 13 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 164 mostra fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.