LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësat shqiptar vizitë studimore dy ditore, në KRU ‘Hidrodrini’

Ujësjellësat shqiptar vizitë studimore dy ditore, në KRU ‘Hidrodrini’

Përfaqësues të lartë të Njësive të Ujësjellësave, Tropojës, Matit, Dibrës, Urës vajgurore, Devollit, Himarës dhe nga sektori i Klosit, kanë qëndruar për vizitë studimore dy ditore (dje dhe sot) në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.

Vizita ka ardhur në kuadër të Projektit, Furnizimi i Zonave Rurale të Shqipërisë me ujë (FUZR 3), financuar nga KFW-ja.


Kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga konsulenti zbatues; AHT Group AH, Kompania gjermane Consul Aqua dhe Ingenuity Consulting Enginiers, shkruan Radio1.

Vizita studimore në KRU ‘Hidrodrini’ është zjedhur nën shembujt e një Ndërmarrje që ka marrë investime nga KFW-ja dhe që ka eksperineca të shembullit të mirë të rajonalizimit të Ndërmarrjeve me tendecë të ndjekjes së këtij trendi edhe në Shqipëri.

Sot në ditën e dytë dhe përmbyllëse të qëndrimit në Pejë, ata kanë vizituar Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Zeza (ITUZ), një projekt madhor dhe tregim suksesi.