LAJMI I FUNDIT:

Ujë Rugove reagon ndaj raportimeve mbi cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut

Ujë Rugove reagon ndaj raportimeve mbi cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut

Pas raportimeve nga një agjenci lajmesh në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit të eksportuar, kompania Ujë Rugove ka dalë me një reagim, duke ofruar një sqarim të plotë mbi situatën.

Sipas kompanisë, produktet e saj eksportohen në Maqedoninë e Veriut përmes distributorit të autorizuar Dauti Komerc dhe kanë kaluar një proces rigoroz dyvjeçar licencimi, duke përmbushur të gjitha standardet e kërkuara.

Aktualisht, kompania është në vitin e tretë të operimit në këtë treg, pa asnjë problem dhe me standarde të larta cilësie.


Çfarë ndodhi me mostrat e analizuara?

Më 12 shkurt, një analizë e kryer mbi një sasi uji në shishe plastike 1.5 litra konstatoi se mostra fillestare nuk e kaloi testin. Lidhur me këtë, kompania shpjegon se:

Mostra e analizuar ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar, përpara se produkti të hidhej në treg.

Pas analizës fillestare, u kërkua testim i dytë nga autoritetet maqedonase, i cili konfirmoi se uji është i pastër dhe i pijshëm.

Rezultatet e analizës së kryer nga Instituti i certifikuar “Food Lab” vërtetojnë cilësinë e lartë të ujit.

Ujë Rugove: Produktet tona kalojnë testimet e përditshme

Kompania thekson se produktet e saj i nënshtrohen analizave të përditshme laboratorike disa herë gjatë ditës, si dhe testimeve të rregullta nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Gjithashtu, eksportet e ujit Rugove në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Zvicër, Austri, Angli, SHBA dhe bazat ushtarake të NATO-s, i nënshtrohen analizave strikte nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe institucionet përkatëse të çdo shteti.

“Çdo shishe uji hidhet në treg vetëm pas kalimit të testimeve laboratorike” – thekson kompania, duke mohuar pretendimet që vënë në dyshim cilësinë e ujit të saj.

Në fund, Ujë Rugove u bën thirrje mediave të bazohen në të dhëna dhe analiza shkencore për të shmangur keqinformimin e opinionit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori