Uellsi i falet Gareth Bale, shkon në finale të play-offit për Kampionatin Botëror

Uellsi ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 për të shkruar në finale të play-offit të Kampionatit Botëror.
Gareth Bale realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë në minutën e 25-të.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë ishte sërish Bale që shënoi me një goditje brenda zonës për 2-0.
https://twitter.com/DonkTrading/status/1507099217927495687
Në minutën e 65-të u hap ndeshja, kur Davies shënoi autogol.
Por deri në fund nuk kishte më gola dhe Uellsi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci (ende nuk është vendosur se kur do të luhet). /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































