Zyrtarisht paraqitja e nxënësve në afatin e parë të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë dhe Shkup po vazhdon dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.
Vlen të theksohet se edhe këtë vit po vërehet një interesim i theksuar nga maturantët, që dëshirojnë ta fitojnë statusin e studentit në këtë Universitet.
“Aplikimet për studime në UEJL, që tani po japin rezultatet e pritura. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qartë po e bën dallimin mes diplomave, dijeve dhe kompetencave të matshme, ku universiteti ynë po dëshmohet për standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Zamir Dika.
Oferta studimore e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup për vitin e ri akademik 2017/2018 në pesë fakultete, edhe atë: Drejtësi, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore, Administrim Publik dhe Shkenca Politike dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim, përfshinë një numër të madh të programeve studimore, në dy ciklet (deridiplomike dhe të magjistraturës), të cilat lidhen me synimin për të qenë universitet i gjeneratës së teknologjisë. Duke dashur ta ruajmë cilësinë në studimet e doktoraturës në përputhje me planin strategjik që ka Universiteti, këtë vit Senati ka vendosur që të mos ketë studime të doktoraturës. Të njëjtat, do të vazhdojnë nga viti i ardhshëm, sipas programeve studimore dhe mentorëve që tashmë janë akredituar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas rektorit Dika, UEJL këtë vit, për herë të parë, si një institucion i arsimit të lartë në rajon, aplikon sistemin e ashtuquajtur të “tutorimit”, ku çdo student, i cili do të regjistrohet në Universitetin e Evropës Juglindore, do të ketë një tutor (profesor), i cili do të kujdeset për ecjen akademike dhe karrierën e studentit. Sa i përket bursave që ofron ky universitet, rektori Dika tha se UEJL ndjek një politikë të përkrahjes financiare, që secili student që është i shkëlqyeshëm të mos ketë asnjë barrierë financiare për t’u regjistruar në UEJL.
“Kemi dizajnuar sistemin e bursave meritore, ku çdo studenti të shkëlqyeshëm nga shkolla e mesme me notën mesatare 5.00, Universiteti ia mbulon 50% të pagesës së shkollimit, kurse studentëve me sukses të përgjithshëm 4.5 deri në 4.99, Universiteti ua mbulon 30% të pagesës së shkollimit dhe ky standard i bursave vlen për të gjithë studentët nga Maqedonia, Kosova, apo i tërë rajoni”, u shpreh rektori Dika.
Deri më tani ka shifra interesante që flasin për një interesim të shtuar të studentëve që po zgjedhin të ndjekin programet studimore që ligjërohen në gjuhën angleze, që përbën një indikator të fuqishëm për këtë përparësi konkurruese ndërkombëtare që ka universiteti ynë. Programet studimore në gjuhën angleze dhe programet që zhvillohen në gjuhët tona, janë gjithashtu parakusht i domosdoshëm për rritjen e shkëmbimit (mobilitetit) të stafit dhe studentëve, duke na bërë që të jemi të dukshëm në hartën e universiteteve ndërkombëtare, veçmas në kuadër të projektit për mobilitet ERASMUS+.
Trajtimi i gjuhës angleze në universitet po ndjek kërkesën e punëdhënësve për të diplomuar me shkathtësi të avancuara të gjuhës angleze – si një ndër parakushtet për të siguruar qasje edhe në tregje të reja ndërkombëtare.
“Përveç përvojës 16 vjeçare të fuqishme të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, gjithashtu ne kemi vendosur si qëllim që në çdo program studimor, pavarësisht se në cilën gjuhë studiohet, së paku një profesor ndërkombëtar duhet ta mbajë një lëndë në gjuhën angleze. Gjithashtu, kemi 21 të punësuar në Qendrën e gjuhëve, lektorë me magjistratura dhe edukim profesional për t’i përgatitur studentët tanë me kompetenca të gjuhës angleze, ku iu mundësojnë studentëve të rrisin nivelin e njohjes së gjuhës angleze, shkathtësi kjo shumë e nevojshme dhe e dobishme për tregun e punës. Po ashtu, në këtë drejtim do t’i veçoja edhe programet e mobilitetit, ku çdo student gjatë kohës së studimeve ka mundësi që një semestër ta kryejë në njërin nga universitet partnere në Evropë dhe se këto përvoja ndërkombëtare i ndihmojnë ata për të siguruar një vend më të mirë pune dhe për të qenë më të dobishëm për shoqërinë”, shprehet rektori Dika./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht