LAJMI I FUNDIT:

UEFA nuk tërhiqet – qëndron dënimi i Serbisë për fyerjet raciste ndaj Kosovës

UEFA nuk tërhiqet – qëndron dënimi i Serbisë për fyerjet raciste ndaj Kosovës

UEFA sot (e premte) ka vërtetuar dënimin e Federatës së Futbollit të Serbisë me 119 mijë e 750 euro për shkeljet që u bën në ndeshjen ndaj Zvicrës në Cyrih. 

Serbët kishin marrë një dënim të ashpër për fyerjet raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. 

Sipas këtij vendimi do të thotë se Serbia nuk do të ketë të drejtë të shesë bileta për tifozët e tyre për ndeshjen që ata do ta zhvillojnë ndaj Shqipërisë në Tiranë. 


“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë, rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, thuhej në vendimin e Apelit të Konfederatës Evropiane të Futbollit. 

Federata e Futbollit e Serbisë dënohet nga UEFA për thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Federata e Futbollit e Serbisë dënohet nga UEFA për thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen ndaj Zvicrës

Federata e Futbollit të Serbisë ishte dënuar që të mos ketë të drejtë të shesë bileta për dy ndeshjet e radhës të Serbisë teksa morën edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh. 

Me 25 mijë euro ata u dënuan poashtu për transmetim të mesazhit të papërshtatshëm për ngjarje sportive, teksa për flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ata u dënuan me 25 mijë euro dhe 50 mijë euro të tjera për thirrjet anti-Kosovë. 

Përveç kësaj, Federata serbe një dënim prej 53 mijë eurosh detyrohet ta paguajë në drejtim të UEFA-s për incidentet që ndodhën në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës. 

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më datë 7 qershor dhe sipas këtij vendimi në stadiumin ‘Air Albania’ nuk do të ketë prezencë të tifozëve të tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori