UEFA e ka publikuar sot një peticion për ta futur në fuqi ligjin e ri mbi tronditjet në kokë në nivel klubi dhe kombëtareje, vetëm për të mbrojtur më shumë lojtarët nga lëndimet serioze.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka informuar klubet dhe kombëtaret që ta nënshkruajnë këtë peticion, në të cilin përfshihen të gjitha procedurat që duhet ndjekur në raste të lëndimeve në kokë.
Këtu përfshihet një kontrolle tre minutëshe nga stafi mjekësorë pas lëndimit në kokë, ku nga rezultati i saj do të vendoset nëse lojtarit do t’i lejohet që të vazhdojë të luajë.
Po ashtu, UEFA ka bërë të ditur se dëshiron që të ketë edhe video rishikimi të lëndimit nga stafi mjekësorë për të pasur sa më shumë informacione.
“Tronditja në kokë është një lëndim serioz i cili duhet të menaxhohet dhe të trajtohet në mënyrën më të mirë. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që merr pjesë në nivel klubi dhe kombëtareje është pjesë serioze për UEFA, por gjithashtu në asociacionet e tjera përgjatë kontinentit”, shkruante në komunikatën e UEFA-s.
“Edhe pse studimet tregojnë një numër të vogël incidentesh në futboll, të gjithë duhet ta dinë si të reagojnë dhe çfarë të bëjnë në raste tronditjesh në kokë. Duke e nënshkruar këtë peticion, klubet dhe kombëtaret do të demonstrojnë përkrahjen e tyre drejt aktiviteteve mbi tronditje të kokës nga UEFA, dhe të marrin një hap para drejt mbrojtjes së lojtarëve të tyre”, thuhet më tej në UEFA.
Ky peticion përcillet nga vendimi i Bordit të Asociacioneve të Futbollit Ndërkombëtar (IFAB) për të përfshirë zëvendësimet për lëndime në kokë, vendim ky që lejon skuadrat që të bëjnë deri në dy zëvendësime më shumë, veçanërisht në rastet e lëndimeve në kokë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kounde-780x439.png)
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jota-780x439.png)
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë
![Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/lewandowski-barca-780x439.png)
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës
![Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cebasllos-1-780x439.jpg)
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re