LAJMI I FUNDIT:

UEFA e konsideron qëndrimin te vetëm një përballje dhe me një lokacion edhe në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve

UEFA e konsideron qëndrimin te vetëm një përballje dhe me një lokacion edhe në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dhënë sinjale se Liga e Kampionëve në nivelin e meshkujve dhe femrave, po ashtu edhe Liga e Evropës, mund të luhen me nga një ndeshje dhe një lokacion.

Pandemia me Coronavirus ka detyruar UEFA-n që në këtë sezon të zhvillojë të gjitha fazat me nga një ndeshje, me finalen e luajtur mes Interit dhe Sevillës në Gjermani (Liga e Evropës), derisa ajo e Ligës së Kampionëve në Lisbonë mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut.

Ceferin ka thënë se ky format është mjaftë interesant nga ai historiku që zhvilloheshin nga dy ndeshje dhe me finalen një të tillë.


“Është gjëja më pozitive që ka sjellë pandemia me Coronavirus”, ka thënë presidenti i UEFA-s. “Ishim të detyruar që të bënim një sistem të tillë. Duhej të luanim në këtë mënyrë, ne e shohim si mjaftë interesante”.

“Është shumë e komplikuar që të zhvillojmë një kalendar me ‘Final 8’. Por, ne kemi parë që tifozëve u ka pëlqyer më shumë ky format. Edhe pse kemi më pak ndeshje, rëndësia ishte më e madhe”, ka shtuar ai më tej.

UEFA është duke e shikuar mundësinë që të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve deri në vitin 2024, për të testuar se cilat do të ngjallte më shumë kënaqësi për të ndjekur përballjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Serie A
Kalo në kategori