LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), u zotua të enjten se do të përmbushin të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohen që çdo fëmijë në Kosovë të vijojë mësimin.

Sipas në njoftimi për media, MASHTI deklaroi se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.


“Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla - deklarohet Ministria e Arsimit
Lexo po ashtu Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla - deklarohet Ministria e Arsimit

Tutje, MASHTI bëri të ditur se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nisë sipas planit të paraparë.

“Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve”.

“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”.

Ky reagim i MASHTI-t vjen pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e një neni në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet ky nen.

Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavcit, për t’i kërkuar ndryshimin e nenit 3, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ky nen në udhëzimin administrativ të miratuar në vitin 2014 është ende në fuqi, duke ndaluar bartjen e uniformës fetare në objektet arsimore. Ndryshimi i këtij neni është kërkuar disa herë nga komuniteti islam.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga MASHTI ditë më parë kanë thënë se janë duke e trajtuar me kujdes kërkesën për ndryshimin e nenit në fjalë.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori