LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi nëpër tërë vendin me aeroplan për ta takuar, tiktokerja kur u zgjua e kuptoi se “mashkulli i ëndrrave” e ka braktisur

Udhëtoi nëpër tërë vendin me aeroplan për ta takuar, tiktokerja kur u zgjua e kuptoi se “mashkulli i ëndrrave” e ka braktisur

Thonë se distanca e forcon më shumë lidhjen, por çfarë do të thoshit nëse do të udhëtonit nëpër tërë vendin, që në fund të braktiseni nga partneri derisa jeni në gjumë.

Një përdoruese e TikTokut ka ndarë me ndjekësit e saj historinë e saj të dështuar të dashurisë, transmeton Telegrafi.


Amerikania Samantha pranoi se kishte rezervuar fluturimin e gjatë për t’u takuar me mashkullin e ëndrrave që e kishte njoftuar përmes një miku të përbashkët, dhe se dyshja ishin parë vetëm në FaceTime.

E në natën e parë që ndodhi takimi ballë për ballë, ata qëndruan në shtëpinë e tij, ku ajo pasi u zgjua nga gjumi e kuptoi se ai ishte larguar.

Në videon që tashmë është bërë virale dhe ka marrë 1.8 milionë shikime, Samantha thotë se ka udhëtuar nëpër tërë vendin për ta takuar, dhe pasi është zgjuar e ka kuptuar se ai kishte marrë gjësendet e tij dhe ishte larguar – duke e lënë anën e tij të shtratit të zbrazët.

Ajo madje ka pranuar se kishte tentuar disa herë t’i telefonojë, por ai nuk i është përgjigjur. E kur i telefonoi mikut të përbashkët që i kishte njoftuar, ai ia kishte rritur volumin muzikës me qëllim që të mos i dëgjojë ankesat e saj. /Telegrafi/

@sdenoyer #stitch with @ayeevuh._ #greenscreen ♬ original sound – SamanthaMarie