LAJMI I FUNDIT:

Udhëtari i autobusit të ‘Durmo Turs’: Shoferi disa herë bisedoi në telefon

Udhëtari i autobusit të ‘Durmo Turs’: Shoferi disa herë bisedoi në telefon

Njëri nga të lënduarit e aksidentit të Llaskarcë sot në seancë gjyqësore tha shoferi disa herë ka biseduar në telefon por në mënyrë të drejtë ka mbajtur timonin dhe se pas pikëpagesës në Gllumovë, shoferi ka shkuar majtas pa asnjë shenje të frenimit.

Në pyetjen nga Prokuroria, Lulzim Dalipi tha se shpesh herë ka udhëtuar me ‘Durmo Tours’ dhe se ka pasur udhëtime të mira deri në aksidentin e 13 shkurtit. Ai theksoi se më herë ka udhëtuar edhe me shoferin e akuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në orën 16:00 hyra në autobus në stacion në Shkup. U ula në radhë të parë në pjesën e djathtë të autobusit. Afër meje ishte një nga të ndjerit. Autobusi ishte i mbushur. Lëvizte normal deri në pikëpagesën në Gllumovë”, tha Dalipi.


Gjatë udhëtimit, tha ai, nuk ka vërejtur asgjë të çuditshme nga shoferi, por, mban mend se disa herë ka biseduar në telefon.

“Pas pikëpagesës mbylla sytë të pushoj. Pas pesë minutash ndjeva kthim të shpejtë dhe në atë moment hapa sytë dhe pash se diçka nuk është në rregull. Autobusi tashmë ishte kthyer majtas. Nisi paniku dhe piskamat. Shoferit, aq sa mbaj mend, në mënyrë të drejtë mbante timonin dhe qëndronte drejt. Më pastaj autobusi goditi mbrojtësen në rrugë, pastaj të dytën dhe vazhdoi në korsinë tjetër të autostradës”, tha dëshmitari.

Ai tha se nuk ka vërejtur asnjë frenim të autobusit.

“Nuk ndjeva frenim. Shoferi në mënyrë të drejtë mbante timonin. E pash se me duar fuqishëm e mbante timonin kur autobusi godiste mbrojtëset”, tha udhëtuari.

Ai tha se në shërim ka kaluar rreth 24 ditë.

“Bëhet fjalë për 12 brirë të thyer, gjakderdhje të brendshme. Kërkoj dëmshpërblim dhe do ta kërkoj në procedurë civile”, tha udhëtari i lënduar.

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen edhe shtatë udhëtarë të lënduar. Rastin e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është prokurori Darko Jakimovski.

Për aksidentin që ndodhi në Llaskarcë akuzohen gjashtë persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori