LAJMI I FUNDIT:

Udhëtarët e aeroplanit u shqetësuan për tetë orë, nga britmat e një fëmije (Video)

Udhëtarët e aeroplanit u shqetësuan për tetë orë, nga britmat e një fëmije (Video)

Një udhëtar e ka filmuar udhëtimin e vështirë, kur është dashur për tetë orë të durojnë një fëmijë teksa bërtiste vazhdimisht.

Vogëlushi ka nxjerrë zëra me tërë fuqinë, teksa lëvizte nëpër aeroplan dhe ngjitej mbi karrige – derisa nuk përfundoi fluturimi prej Gjermanisë deri në New Jersey, transmeton Telegrafi.


Nëna e tij është munduar ta qetësoi gjatë tërë kohës, ndërsa për një moment kërkoi t’i lëshohej rrjeti Wifi, për t’ia aktivizuar iPad-in.

Derisa të pranishmit shpresonin se trevjeçarit do t’i shpenzohej energjia dhe të qetësohej, ata u zhgënjyen sepse kjo nuk ndodhi. Madje, disa provonin t’i mbyllnin veshët, sepse zhurma ishte rrëqethëse dhe i shqetësonte në masë të madhe.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse fëmija kishte ndonjë sëmundje apo ishte thjeshtë i shqetësuar, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit nuk bënë asgjë për ta qetësuar. /Telegrafi/