Burimi: The Guardian (titulli origjinal: Israel’s leaders committed genocide in Gaza and must pay for it. Their political and media allies must too)
Përkthimi: Telegrafi.com
Nëse ata që janë bashkëfajtorë për gjenocidin e Gazës nuk japin përgjegjësi, pasojat brutale do të ndihen përtej asaj toke të shkatërruar. Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ofroi një lehtësim për të mbijetuarit e traumatizuar. Por, deklarata e Donald Trumpit se ai nuk është i sigurt nëse do të zgjasë, ka shkaktuar një terror të ri. Nga vendimi i presidentit të ri për të hequr pezullimin e dërgesave të bombave njëtonëshe në Izrael – të cilat u hodhën në mënyrë të përsëritur mbi civilët në zonat e ashtuquajtura të sigurta – e deri te zgjedhja e tij për ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee, i cili dikur tha se “nuk ka vërtet diçka të tillë si palestinez”, ata që shpresojnë për paqe të qëndrueshme, kanë të drejtë të shqetësohen se masakra së shpejti do të rifillojë.
Sulmi ndaj Gazës po normalizon dhunën pothuajse të pakufizuar kundër civilëve, të lehtësuar dhe të justifikuar nga qeveritë dhe mediat e shumta perëndimore. Vlen të kujtojmë shkatërrimin e Gernikës nga forcat naziste dhe italiane gjatë Luftës Civile në Spanjë, gati nëntë dekada më parë. Gernika përjetoi një nga bombardimet e para masive ajrore mbi një komunitet civil, dhe skandalizoi botën. Presidenti i atëhershëm amerikan, Franklin D Roosevelt, dënoi krimin sepse “civilët, duke përfshirë një numër të madh grash dhe fëmijësh, po vriten pa mëshirë nga ajri”. Gazetari i The Times, George Steer, shkroi atëherë: “Në formën e ekzekutimit dhe shkallën e shkatërrimit që solli, sulmi ndaj Gernikës është i pashembullt në historinë ushtarake”. Fatkeqësisht, Gernika rezultoi të ishte një sprovë për shkatërrimin ajror të qyteteve evropiane disa vite më vonë: udhëheqësi ushtarak nazist, Hermann Göring, në gjyqin e Nurembergut ka thënë se Gernika ua mundësoi nazistëve të testonin forcën e tyre ajrore.
Po për Gazën? Javën e kaluar, Joe Biden pretendoi se – në fillim të sulmit ushtarak të Izraelit në tetor 2023 – i kishte thënë Benjamin Netanyahut: “Nuk mund të bombardoni këto komunitete”. Me sa duket, ish-presidenti besonte se, po t’i tregonte botës se e kishte thënë këtë, kjo do ta ndihmonte rehabilitimin e tij. Por, duket më shumë si një rrëfim i pavullnetshëm i bashkëfajësisë kriminale. ShBA-ja, në fund të fundit, i dha Izraelit gati 18 miliardë dollarë në armë vitin e radhës, kur ai e dinte, ose duhet ta kishte ditur, se fushata e bombardimeve e Netanyahut shkelte ligjin ndërkombëtar. Në tri javët e para të konfliktit, sipas OJQ-së Airwars, të paktën 5,139 civilë u vranë. Numri i vërtetë ndoshta ishte më i lartë. Bombat që i vranë ata u furnizuan kryesisht nga ShBA-ja.
Cili ishte qëllimi ushtarak i kësaj? ShBA-ja duket se nuk ka përgjigje. Ish-sekretari i Shtetit, Antony Blinken, javën e kaluar tha se Hamasi kishte “rekrutuar pothuajse po aq militantë të rinj sa ka humbur”. Nëse kjo është e vërtetë, minon gjithë qëllimin e deklaruar të brutalitetit të Izraelit, që ishte eliminimi i Hamasit. Qëllimi tjetër i pretenduar i Izraelit ishte të kthente pengjet përmes mjeteve ushtarake. Megjithatë, siç tha së fundmi një komentator në gazetën izraelite Israel Hayom: “Mund të themi, me siguri, se presioni ushtarak ka vrarë më shumë pengje sesa ka kthyer njerëz të gjallë”. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve, jo si rezultat i operacioneve të forcave të Izraelit. Është e vështirë të mos konkludosh se veprimet e Izraelit janë masakër për pikën e qejfit.
Shumica e mediave perëndimore kanë luajtur një rol kyç në normalizimin e këtyre tmerreve. Nga tetori 2023 deri në janar 2025, 1,091 foshnje u vranë në Gazë, më shumë se numri total i civilëve izraelitë të vrarë më 7 tetor. Një total prej 17,400 fëmijësh janë vrarë – ekuivalenti një në çdo 30 minuta. Një studim i fundit në Lancet raportoi se numri total i vdekjeve në Gazë ndoshta ishte nënvlerësuar.
Gazeta The Times publikoi në faqen e parë një histori me pretendime të pabazuara dhe të pakonfirmuara për Hamasin, duke thënë se kishte prerë foshnjat në fytë; dy ditë më vonë pasoi me një tjetër histori për foshnjat gjoja të “copëtuara”. Këto akuza të pabazuara më vonë u zbuluan se ishin thjesht thashetheme. Më shumë se 1,000 foshnja të vrara palestineze, nuk janë thashetheme – ato janë vrarë vërtet nga forcat izraelite. Për aq sa di unë, nuk ekziston ndonjë faqe e parë ekuivalente në The Times për këtë masakër.
Tmerri nuk kufizohet vetëm te masakra e fëmijëve. Në fillim të konfliktit, organizata Human Rights Watch akuzoi Izraelin se po përdorte urinë si një armë lufte. Dy agjenci të qeverisë amerikane arritën më pas në përfundimin se shteti izraelit po bllokonte qëllimisht hyrjen e furnizimeve thelbësore në Gazë. Të 36 spitalet në Gaza janë sulmuar vazhdimisht; vetëm 17 prej tyre janë ende pjesërisht funksionale. Amputimet dhe lindjet me operacion cezarian po kryhen pa anestezi, dhe më shumë se 1,000 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë. Deri në verën e vitit 2024, gati 10 mijë palestinezë, përfshirë qindra fëmijë, ishin burgosur. Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raporte tronditëse për tortura dhe sulme seksuale: burra dhe gra të mbajtur në kafaze, lidhur me pelena dhe me sy të mbyllur, të zhveshur, të privuar nga ushqimi, uji dhe gjumi, dhe të torturuar me djegie cigaresh, me ujë, elektroshok dhe madje edhe përdhunime dhe pretendime për përdhunime në grup.
Asgjë nga këto nuk duhet të vijë si befasi. Gjenerali izraelit Ghassan Alian, i ngarkuar me çështjet civile në territoret e pushtuara nga Izraeli, e përshkroi popullsinë civile të Gazës si “bishë njerëzore”, duke premtuar t’i ndëshkonte me një bllokadë totale dhe t’i nënshtroheshin “ferrit”. Një zyrtar i paidentifikuar i mbrojtjes izraelite deklaroi se Gaza do të “shndërrohet përfundimisht në një qytet tendash. Nuk do të mbetet asnjë ndërtesë.”
Ndryshe nga Gernika, krimet e kryera në Gazë janë dokumentuar në kohë reale. Ushtarët izraelitë kanë postuar me krenari dëshmitë në rrjetet sociale, dhe të mbijetuarit kanë përdorur internetin për të shpërndarë pamjet e asaj që po përjetonin. Shumë nga këta të mbijetuar, siç e përshkruan avokatja irlandeze Blinne Ní Ghrálaigh, po “transmetonin shkatërrimin e tyre në kohë reale, me shpresën se bota do të bënte diçka”.
Megjithatë, qeveria britanike ka vazhduar të furnizojë Izraelin me armë, duke pezulluar vetëm 30 nga 350 licencat e armëve – pas një presioni të madh publik dhe ligjor. Ndërkohë, shumica e mediave britanike ose i mbrojtën ose i zbukuruan krimet e Izraelit, duke dështuar të lidhin qëllimin kriminal të tij me veprimet e tij vrastare. Përballë mundësisë së një përballjeje për bashkëpunimin e tyre në këtë katastrofë, liderët politikë dhe mediat kanë kërkuar të portretizojnë kundërshtarët e gjenocidit të Izraelit si ekstremistë të rrezikshëm. Ish-sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, i quajti protestat kundër luftës “marshime urrejtjeje”; ndërsa tabloidi The Sun i quajti ato “demonstrata urrejtjeje”. Sulmi ndaj protestave në Londër, në këtë fundjavë, ishte shembulli më i fundit i kësaj tendence.
Shkatërrimi i Gernikës shkaktoi tronditje të madhe, por ia vlen të kujtojmë se pas këtij sulmi, bombardimet ajrore edhe më shkatërrimtare u bënë një normë e re. Në Gernikë u vranë rreth 1,650 njerëz; në Gazë shifra zyrtare e 47,283 palestinezëve të vrarë ka të ngjarë të jetë nënvlerësim drastik, por pavarësisht kësaj, ky krim shumë më i madh nuk ka provokuar as afërsisht të njëjtin zemërim nga elitat politike dhe mediatike.
Duhet të ketë drejtësi. Ata që vazhduan të furnizonin Izraelin me armë, duhet të dalin para gjyqit për ndihmën e dhënë në këtë masakër. Ata që përdorën platformat e tyre mediatike për ta justifikuar këtë masakër, duhet të shohin reputacionin e tyre të shkatërruar. Pa llogaridhënie, dhuna edhe më e shfrenuar do të bëhet normalitet, madje i pranueshëm.
Ky rrezik është veçanërisht i madh në një epokë kur e djathta ekstreme po formon qeveri dhe kur kriza klimatike kërcënon me kaos edhe më të madh global. Ata që janë bashkëpunëtorë e dinë se mënyra e vetme për t’u mbrojtur është demonizimi i atyre që kundërshtuan gjenocidin dhe duke e kthyer botën përmbys. Por, nëse ata e arrijnë këtë qëllim, atëherë bota do të marrë flakë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren
"Vuçiq në burg", qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit
Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja e tij është në gjendje të rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë