LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë takohen në Berlin për të diskutuar rreth mbështetjes për Ukrainën

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë takohen në Berlin për të diskutuar rreth mbështetjes për Ukrainën

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, dhe Polonisë, do të takohen sot në Berlin për të diskutuar rreth mbështetjes për Ukrainën, si dhe në shenjë uniteti dhe solidariteti ndërsa Kievi përballet me mungesën e burimeve ushtarake dhe Rusia voton.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot mirëpret presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin polak, Donald Tusk, për samitin e ashtuquajtur “Trekëndëshi i Weimarit” i të tre fuqive të mëdha evropiane.

Ky takim vjen pasi forcat e Kievit po shpresojnë për më shumë furnizime ushtarake nga partnerët perëndimorë ndërkohë që luftojnë kundër një ushtrie ruse të pajisur mirë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur sa më shumë Ukrainën”, tha Scholz, duke vënë në dukje mungesën e municionit, artilerisë, dhe mbrojtjes ajrore të ushtrisë ukrainase.

Ndryshe, Macron më herët është shprehur se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe së fundmi, megjithëse tha se situata e tanishme nuk kërkon dërgimin e trupave tokësore.

Gjermania, Franca, dhe Polonia, janë ndër aleatët kryesorë të Ukrainës. Madje, Gjermania njihet si furnizuesi i dytë më i madh i saj me ndihma ushtarake, pas SHBA-së.

Por, në mbështetje të Ukrainës është shprehur edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Fitorja e Ukrainës është thelbësore për sigurinë evropiane, por mendoj se është thelbësore edhe për SHBA-në”, tha Borrell. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori