LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i konservatorëve gjermanë Laschet jep dorëheqjen si kryeministër North Rhine-Westphalia

Udhëheqësi i konservatorëve gjermanë Laschet jep dorëheqjen si kryeministër North Rhine-Westphalia

Politikani konservator gjerman Armin Laschet, i cili në një moment u pa si kandidati kryesor për t’u bërë kancelar i ardhshëm i vendit, dha zyrtarisht dorëheqjen nga zyra e tij si kryeministër i North Rhine-Westphalia të hënën në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 60-vjeçari kishte njoftuar përpara zgjedhjeve kombëtare në shtator se do të tërhiqej nga posti i kryeministrit të shtetit, edhe nëse nuk do të bëhej kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Laschet do të mbetet kryeministër në detyrë derisa të zërë vendin e tij si deputet i parlamentit të ardhshëm gjerman, ose Bundestagut, në seancën e tij inauguruese të martën.


Të mërkurën, ministri i Transportit të North Rhine Westphalia, Hendrik Wuest pritet të zgjidhet kryeministri i ri i shtetit në një seancë të posaçme të parlamentit të shtetit.

Me Laschet si kandidat për kancelar, CDU dhe aleatët e saj bavarez, Unioni Kristian Social (CSU), arritën një rezultat historikisht të keq në zgjedhje.

Ata humbën përballë socialdemokratëve, kandidati i të cilëve Olaf Scholz po negocion me dy parti të tjera për të formuar një qeveri të qendrës së majtë pas 16 vitesh nën kancelaren e qendrës së djathtë Angela Merkel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori