Politika e punës dhe funksionimit të UBT-së që nga viti i parë e deri sot, në 17-vjetorin e themelimit, është përgatitja e gjeneratave të reja për tregun e punës dhe punësimi i tyre, si dhe shndërrimi i UBT-së në një vatër punësimi për të tjerët.
UBT tashmë është bërë vend pune për 678 persona, prej të cilëve 132 janë angazhuar vetëm gjatë këtij semestri, si të punësuar dhe praktikantë.
Duke nisur funksionimin me vetëm pak akademikë, dhe atë kryesisht nga rrafshi ndërkombëtar, sot UBT ka mbledhur qindra profesionistë dhe akademikë nga mbarë trojet shqiptare, të cilët janë shkolluar nëpër universitetet më me renome botërore, ndërkaq tash i janë bashkuar UBT-së për ta ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre me studentët.
Miranda Haxhiu nga Departamenti i Burimeve Njerëzore në UBT, tha se të punësuarit në UBT kanë një nivel të lartë të kompetencave profesionale dhe gradave të shkollimin, e kjo përbën vlerë të shtuar për institucionin dhe Kosovën.
“UBT kryesisht përbëhet nga një staf akademik, ku numri me i madh i tyre janë doktor shkence, ose janë në proces të përfundimit të doktoraturës. Politika e institucionit është që t’i përkrahë intelektualet e rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe që tani kanë gjetur hapësirë për angazhim në UBT, e ky trend fatmirësisht po rritet në secilin vit”, theksoi ajo.
Stafi i UBT-së është shkolluar nëpër institucione të njohura arsimore ndërkombëtare, përfshirë University of Vienna, London School of Economics, Leiden University, Trinity College Dublin, University of Graz, Salsburg University, John Hopkins University, Polytechnic University of Milan, Duke University, Linnaeus University, Gent Univeristy, George Town University, si dhe në shumë universitete të tjera prestigjioze.
Përpos kontributit në uljen e papunësisë në Kosovë, UBT i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe aspektit gjinor, në aspektin e fuqizimit dhe përkrahjes së grave në shkencë dhe menaxhment.
“Numri i përgjithshëm i të punësuarve në UBT është pothuajse i barabartë, marrë për bazë aspektin gjinor, me ç’rast numri më i madh i të punësuarave femra është në sektorin e menaxhmentit dhe koordinimit, me 50%, përkatësisht 80%”, tregoi Haxhiu.
Ajo konstatoi se UBT nuk ka synim që të reduktojë numrin e stafit, por përkundrazi, me rritjen e numrit të studentëve, do të shtojë në vijimësi edhe numrin e stafit akademik dhe administrativ.
“UBT nuk do të kursejë në aspektin e investimit në burime njerëzore, për shkak se jemi të vetëdijeshëm që jemi institucion akademik dhe njerëzit profesionalë janë potencial dhe vlerë e shtuar”, potencoi Haxhiu.
Përpos punësimit, UBT ndihmon dhe motivon stafin në të gjitha mënyrat për ngritje në grada akademike, për këtë arsye, shumë anëtarë të stafit në çdo vit kalojnë ose përfundojnë një nivel më të lartë akademik, ku një numër i madh i tyre përkrahen nga ana e institucionit në studimet e tyre të doktoratës nëpër universitete evropiane dhe amerikane. Po ashtu, stafi përkrahet edhe për ndjekje të trajnimeve, pastaj bëhen pjesë e proceseve të certifikimit, mobiliteteve, shkëmbimeve, si dhe angazhohen si profesorë vizitorë nëpër universitete të njohura botërore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës