UBT ka arritur një sukses tjetër të jashtëzakonshëm ndërkombëtar duke u renditur në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë për inovacion.
Në listën e “World’s Universities with Real Impact (WURI)”, të cilës i prijnë universitetet prestigjioze si Stanford e Harvard, për herë të parë për arritje të pakrahasueshme, rankohet edhe një bartës i arsimit të lartë nga Kosova.
UBT po e mban lartë flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ku viteve të fundit ka korrur suksese të mëdha në gara të forta përballë universiteteve me histori qindra vjeçare.
Institucioni lider i edukimit në vend – UBT, është vlerësuar nga WURI për rolin e jashtëzakonshëm inovativ, duke u rankuar në mes të 51-100 universiteteve më të mira për Impakt Real në Menaxhim të Krizave, Impakt Real në Shpirt Sipërmarrës, Impakt Real në Vlera Etike dhe Impakt Real në Aplikime Industriale. Ndërsa është rankuar në mesin e 52-100 universiteteve më të mira për Impakt Real në Mobilitet dhe Mundësi për Student dhe në mesin e 101-200 universiteteve më të mira për Impakt Real.
Rankimi prestigjioz nga WURI nuk bazohet në traditën, reputacionin ose popullaritetin e një universiteti, por përkundrazi fokusohet në koncepte të reja të tilla si inovacioni, sipërmarrja, përgjegjësia dhe menaxhimi i krizave. Këto janë fushat ku janë shënuar arritje të mëdha nga UBT e të cilat janë vlerësuar ndërkombëtarisht nga organizata prestigjioze WURI.
“Kemi kënaqësinë t’iu informojmë se UBT është zgjedhur si një nga universitetet më novatore midis Universiteteve Botërore me Ndikim Real (WURI) për renditjet e vitit 2021”, thuhet në letrën që Hwy-Chang MOON, drejtor themelues i “The WURI Ranking” i ka dërguar Presidentit dhe themeluesit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.
“Edhe pse WURI 2021 renditi MIT, Stanford dhe Harvard në krye të listës, ai gjithashtu përfshiu shumë institucione të arsimit të lartë më pak të njohura por jashtëzakonisht novatore të cilat nuk ishin shfaqur më parë në renditjet e tjera tradicionale të universiteteve”, shtoi tutje Moon.
“Ne besojmë se përvojat tuaja me programe inovative janë të denja për t’u ndarë me institucionet e tjera të arsimit të lartë. Duke pasur parasysh sfidat e mëdha si rezultat i pandemisë COVID-19, përvoja të tilla tani janë më të vlefshme se kurrë”, thuhet ndër të tjera në letrën që drejtori themelues i “The WURI Ranking” i ka dërguar rektorit Hajrizi, përmes të cilës UBT është inkurajuar për të marrë pjesë edhe në rankimin, WURI 2022, për të prezantuar arritjet e reja inovative gjatë vitit të ri.
Presidenti dhe themeluesi i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, e ka vlerësuar lartë këtë rankim për UBT-në, duke e parë këtë si produkt të investimeve të mëdha disavjeçare në këtë institucion, përfshirë krijimin e një ekosistemi super modern dhe cilësinë e pakrahasusshme të mësimdhënies.
“UBT ka një komunitet të jashtëzakonshëm, një infrastrukturë moderne dhe një rini të mrekullueshme. Të tri këto komponente, të bashkuara në një Park Inovativ e Shkencor në UBT, po e lartësojnë çdo ditë imazhin e Kosovës përballë botës me arritje të mëdha në secilën fushë“, ka thënë rektori Hajrizi.
“UBT si institucion ekselent i arsimit është shndërruar në institucion model në rajon e më gjerë. Do të synojmë ta bëjmë Kosovën vend atraktiv e konkurrues edhe për studentët e vendeve të tjera, duke dëshmuar para secilit se cilësia dhe arritjet shkencore e teknologjike i përkasin institucioneve inovative e nuk janë ekskluzivitet i traditës apo popullaritetit”, shtoi tutje rektori Hajrizi.
Gjatë këtij viti, UBT është anëtarësuar në “European University Association” e po ashtu është renditur mes institucioneve më të mira në botë për impaktin në zhvillimin e qëndrueshëm sipas revistës prestigjioze “Times Higher Education”, përderisa në të njëjtën kohë ka arritur nivelin më të lartë në rankimin “Positive Impact Rating Edition 2021”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian