LAJMI I FUNDIT:

UBT prin si punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, sipas raportit të MASHT-it dhe ASK-së

UBT prin si punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, sipas raportit të MASHT-it dhe ASK-së

UBT vazhdon të jetë lider në arsimin e lartë jopublik dhe të ketë rol aktiv në shërbim të shoqërisë, si dhe i vetmi institucion arsimor që përkrahë vazhdimisht zvogëlimin e papunësisë në vend.

Konkretisht, raporti i publikuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sërish nxjerr UBT-në si institucioni numër një për nga numri i stafit të punësuar.

“Nga 750 sa kanë qenë të punësuar në vitin 2018, UBT vitin e kaluar ka rritur numrin në rreth 1 mijë të punësuar, përfshirë staf akademik dhe administrativ.


Në bazë të raportit të MASHT-it dhe ASK-së, stafi i rregullt profesional në UBT, përbëhet nga 560 meshkuj dhe 225 femra, ndërkaq të angazhuar janë 24 meshkuj dhe 44 femra. Teksa, sipas këtij raporti, stafi administrativ në UBT, përbëhet nga 33 femra dhe 22 meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i stafit akademik të angazhuar, prej tyre 62 profesorë janë nga rajoni dhe profesorë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, në Kolegjin “Dukagjini” dhe Kolegjin “Arbëri”, institucione që janë nën ombrellën e UBT-së, janë të punësuar 58 staf akademik e administrativ.

Paralel me numrin e studentëve, edhe numri i stafit që punësohet në UBT vazhdon të rritet nga viti në vit, ku stafi i angazhuar ka grada të larta shkollimi dhe janë të përgatitur për të ndarë përvojat dhe ekspertizat e tyre profesionale me studentët.

Vlen të theksohet se numri i stafit që angazhohet në UBT, vazhdon të rritet nga viti në vit, sikurse edhe numri i studentëve që regjistrohen çdo vit të ri akademik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori