LAJMI I FUNDIT:

UBT pjesë e rrjetit të universiteteve që kanë nënshkruar dokumentin Magna Charta Universitatum

UBT pjesë e rrjetit të universiteteve që kanë nënshkruar dokumentin Magna Charta Universitatum

Institucioni lider i arsimit të lartë në vend – UBT, nga sot është bërë pjesë e rrjetit të universiteteve që kanë nënshkruar dokumentin Magna Charta Universitatum.

Dokumentin e ka nënshkruar rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, duke u bërë pjesë e një rrjeti të madh global të më shumë se 900 institucioneve të arsimit të lartë të të gjithë botës që kanë nënshkruar këtë dokument.


Rektori Hajrizi është shprehur i lumtur me nënshkrimin e këtij dokumenti duke thënë se UBT me këtë rast ka shënuar edhe një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

“Nënshkrimi i dokumentit që daton nga 18 shtatori i vitit 1988, është një hap tjetër i madh dhe shumë i rëndësishëm i UBT-së në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Një dokument që bazohet në parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale është në përputhshmëri me atë që UBT prezanton, ndaj si e tillë është diçka shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

UBT me nënshkrimin e Magna Charta Universitatum, dëshmon edhe njëherë lidershipin, cilësinë dhe profesionalizmin në fushën e arsimit, duke respektuar gjithmonë parimet themelore të fushëveprimit dhe misionit të institucioneve të arsimit të lartë.

Magna Charta Universitatum është një deklaratë e nënshkruar në vitin 1988, me rastin e 900 vjetorit të Universitetit të Bolonjës, e cila dëshmon dhe pohon parimet themelore mbi të cilat duhet të bazohet misioni i universiteteve.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori