UBT ka riafirmuar pozicionin e tij si një ndër universitetet më të mira në nivel global, dhe i pari nga Kosova dhe rajoni, duke u renditur në mesin e top 250 universiteteve më të mira për angazhimin dhe përpjekjet e tij në qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike, sipas UI GreenMetric World University Rankings 2024.
UBT ka treguar performancën më të lartë në kategorinë Energjia dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur mbi 75% të kritereve të vlerësimit. Institucioni është vlerësuar për përdorimin inovativ të sistemeve të energjisë së ripërtërishme, duke përfshirë prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë solare në kampuset e saj, si dhe për zbatimin e teknologjive të avancuara në ndërtesat inteligjente dhe infrastrukturat tjera.
Dokumentet strategjike si Strategjia Institucionale për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Plani i Veprimit për NetZero & Smart Campus janë dëshmi të përkushtimit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem kampusi të qëndrueshëm dhe rezilient.
UBT ka treguar lidership gjithashtu në kategorinë Edukimi dhe Hulumtimi mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur gati 70% të kritereve. Qasja ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse e hulumtimit, e mbështetur nga laboratorët bashkëkohorë, ka qenë çelësi i suksesit.
UBT ofron programe të fuqishme akademike si Inxhinieria e Energjisë, Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit, Planifikimi Urban dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, të cilat adresojnë drejtpërdrejt sfidat mjedisore.
Iniciativa të tjera të rëndësishme përfshijnë projektet për ripërdorimin e ujërave, politikat e riciklimit dhe promovimin e transportit të qëndrueshëm brenda kampusit.
Renditja e UBT-së për vitin 2024 forcon reputacionin e tij si lider rajonal në qëndrueshmëri dhe tregon progresin e vazhdueshëm në mesin e universiteteve më të mira të Evropës për trajtimin e çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrja e tij në mesin e 250 universiteteve më të mira dëshmon ndikimin e rëndësishëm të institucionit në këtë fushë.
UI GreenMetric World University Rankings është një vlerësim vjetor që thekson universitetet që angazhohen në veprime konkrete për qëndrueshmëri dhe mjedis. Duke vlerësuar fusha si Energjia, Ndryshimet Klimatike, Menaxhimi i Mbeturinave, Ripërdorimi i Ujit, Transporti i Qëndrueshëm dhe Edukimi mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, ky rangim promovon praktika ekologjike dhe reziliente në mbarë botën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit