UBT ka qenë nikoqir i takimit të nëntë mes partnerëve implementues të projektit “BESTSDI”, në kuadër të programit Erasmus+.
Punëtoria mblodhi përfaqësues nga të gjithë partnerët nga Evropa, si dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës, të cilët së bashku diskutuan për të arriturat e deritashme të projektit, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim, me qëllim të përfundimit sa më të suksesshëm të projektit.
Në fjalimin që shënoi hapjen e kësaj punëtorie, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dha informacione mbi historikun e krijimit dhe të rrugëtimit të suksesshëm të UBT-së për 17 vite, si dhe për kontributin e dhënë në kuadër të projektit “BESTSDI”.
“Nga themelimi e këtej, UBT ka mbajtur dhe promovuar qasjen transdisiplinare në sistemin e edukimit të lartë, prandaj ky projekt është i rëndësishëm për Kosovën dhe UBT-në sepse po krijon një platformë që mbështetet tek transdisiplinariteti”, tha ai.
Hajrizi theksoi se kontributi kryesor i UBT-së në këtë fushë qëndron tek fakti se ka krijuar disa programe studimi të akredituara, në kurrikulat e të cilave janë të integruara edhe mundësitë për zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës së të dhënave hapësinore.
Koordinatori i projektit “BESTSDI”, Zeljko Bacic, shfaqi një prezantim përmbledhës mbi punën e kryer nga 16 partnerët, në projektin që ai e koordinon.
“Fokusi i projektit që po e jetësojmë së bashku është tek infrastruktura e të dhënave hapësinore, të cilat padyshim janë ndër pjesët kryesore të revolucionit digjital’, shpjegoi ai.
Bacic tregoi se si dy vite më parë, kur edhe është lansuar projekti, shumica dërrmuese e institucioneve arsimore në regjion nuk kanë pasur një sistem të tillë të të dhënave, por sipas tij, UBT nuk e ka zgjedhur rrugën e lehtë dhe po ndihmon në jetësim të projektit.
“Jam i lumtur që një nga partnerët implementues është UBT. UBT nuk e ka zgjedhur mënyrën më të lehtë për të zhvilluar një institucion, pasi ka zgjedhur fushat STEM, që edhe paraqesin problem për mbledhjen e studentëve, megjithatë UBT e ka arritur qëllimin”, vlerësoi ai.
Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti ka prezantuar punën që po bën institucioni për përmirësimin e nivelit të të dhënave gjeohapësinore në Kosovë, si koordinues dhe implementues i infrastrukturës së të dhënave hapësinore (SDI) në Kosovë.
“Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kryer disa aktivitete në kuadër të kësaj fushe, përfshirë krijimin e portalit për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, duke qenë se për detyrë e ka shpërndarjen më të shpejtë, më të lehtë dhe më të mirë të të dhënave hapësinore deri tek institucionet tjera”, shpjegoi ai, teksa shtoi se beson në vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të shënuar progres së kësaj fushe në vendin tonë.
“E kemi krijuar strategjinë për NSDI (National Spatial Data Infrastructure) dhe kemi identifikuar institucionet që prodhojnë dhe përdorin informacione gjeohapësinore dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm, madje me disa edhe kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi për shkëmbim të të dhënave”.
Koordinatori lokal i projektit nga UBT, Blerton Abazi, përmes një prezantimi të punëtorisë, tregoi qëllimin, të arriturat, të ardhmen dhe rëndësinë e zhvillimit të SDI-së edhe në vijim, duke pasur në fokus UBT-në si partner në projekt.
“UBT synon të bëjë rishikimin e kurrikulës në modulin dhe parimet e SDI-së në studime e punë, përfshirë sistemet e informacionit, fushën e ndërtimit, etj. Pastaj, si synim është krijimi i një programi të nivelit master të specifikuar për këtë fushë, si dhe mbajtjen e kurseve të reja, të cilat e kanë në fokus fushën e të dhënave gjeohapësinore”, tregoi Abazi.
Punëtoria për zhvillimin e mëtejmë të projektit “BESTSDI” do të vazhdojë edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme.
Projekti “BESTSDI” ka për qëllim adaptimin e kurrikulave aktuale, si dhe krijimin e kurrikulave të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, ndërkaq pjesë e projektit janë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025