LAJMI I FUNDIT:

U vu gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re në Lumbardh të Deçanit

U vu gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re në Lumbardh të Deçanit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës fillore “Lan Selimi” në Lumbardh të kësaj komune.

“Me këtë rast, ministri Bytyqi u shpreh i kënaqur që gjendet në mesin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për të vënë gurthemelin për një objekt të ri shkollor, për të cilin uroi të gjithë banorët e kësaj ane”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri theksoi faktin se ka pasur investime të mëdha në komunën e Deçanit, ndërsa përmendi kontributin e deçanasve në luftë, heronjtë, dëshmorët dhe luftëtarët, të cilët kanë bërë që sot të kemi mundësi ta gëzojmë lirinë dhe shtetin.


“Gradualisht, ne po e kompletojmë një infrastrukturë të mirë edhe në këtë fshat dhe jam i sigurt se po krijohet një ambient me standarde të larta, që edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët kudo”, tha Bytyqi.

Ministri Bytyqi theksoi se krahas infrastrukturës, duhet ta ngrisim cilësinë në arsim dhe t’i përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen e vendit tonë dhe tha se këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, duke përfshirë edhe prindërit si një prej faktorëve më të rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori