U ul mbi veturë, por përfundon i lënduar rëndë në kokë pasi automjeti u nis nga i dyshuari
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është lënduar rëndë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë, të premten në ora 14:00.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























