LAJMI I FUNDIT:

U tha se Arsenalit iu mohua një penallti e pastër – Liga Premier sqaron gjithçka me një deklaratë

U tha se Arsenalit iu mohua një penallti e pastër – Liga Premier sqaron gjithçka me një deklaratë

Tifozët e Arsenalit mbetën të zemëruar pas ndeshjes me Liverpoolin pasi ndjenë se atyre iu mohua një penallti e pastër.

Arsenal dhe Liverpool luajtën baras me rezultat 2-2 në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.

Për Arsenalin golat i shënuan Bukayo Saka dhe Mikel Merino teksa për Liverpoolin realizuan Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah.


Përkundër një pjese të parë të mirë, tifozët e Arsenalit besojnë se ekipit të tyre iu mohua një penallti e pastër.

Teksa kishin kaluar 30 minuta lojë, Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës së rrezikshme pas një ndërhyrje nga mbrojtësi Ibrahima Konate.

Lojtarët e Arsenalit kërkuan penallti në drejtim të gjyqtarit Anthony Taylor, por ky i fundit nuk ishte i të njëjtit mendim.

Pas përfundimit të ndeshjes, faqja zyrtare e Ligës Premier në platformën X ka dhënë versionin e tyre mbi atë se pse nuk u akordua penallti në atë rast.

“Vendimi i gjyqtarit për të mos akorduar penallti pas një ndërhyrje të Konates në Martinellin ishte rishikuar dhe konfirmuar nga VAR-i që gjykoi se Konate ka fituar topin”, thuhej shkurtimisht në reagimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori