LAJMI I FUNDIT:

U shuan shpresat për titull: Ancelotti i nervozuar analizon humbjen nga Girona

U shuan shpresat për titull: Ancelotti i nervozuar analizon humbjen nga Girona

Seria e fitoreve me katër ndeshje të Real Madridit mori një fund të papritur të martën në mbrëmje, pasi një Girona e frymëzuar nga Taty Castellanos siguroi të tri pikët ndaj kampionëve në fuqi të La Liga-s, falë një fitoreje 4-2.

Castellanos i shënoi të katërtat për skuadrën katalanase. Los Blancos mund të shënonin vetëm dy gola si ngushëllim, të cilat u realizuan nga Vinicius Junior dhe Lucas Vazquez.

Duke folur pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ishte i frustruar me paraqitjen e skuadrës së tij, duke shpjeguar se ai ndjeu se ata dominoheshin shumë lehtë nga Girona.


Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin - për t'ia siguruar Gironas tri pikë
Lexo po ashtu Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin - për t'ia siguruar Gironas tri pikë

“Na mungonte forca dhe përkushtimi pa top dhe u larguam nga tranzicionet. Pesha e lojës ishte e mirë me topin, por pa të ne lamë shumë hapësirë ​​dhe ata shënuan dy gola në dy sulmet e tyre të para”, deklaroi italiani.

Ancelotti gjithashtu ankohej për kohën e realizimi të het-trikut nga Castellanos, i cili erdhi më pak se 60 sekonda në pjesën e dytë.

Notat e lojtarëve: Girona 4-2 Real Madrid, vlerësim maksimal për Castellanon
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Girona 4-2 Real Madrid, vlerësim maksimal për Castellanon

“3-1 në minutën e parë të pjesës së dytë na ka prerë këmbët. Natyrisht, jemi shumë të lënduar, por tani duhet të ngrihemi së shpejti, sepse kemi gjithçka në rrezik. Ne do të ngrihemi”, ka potencuar më tej trajneri i madrilenëve

Real Madrid do të përballet me Almerian të shtunën, me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt vetëm dy javë larg.

Ancelotti do ta dijë se nuk mund të përballojë një paraqitje të përsëritur kundër kampionëve të Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori