LAJMI I FUNDIT:

U rrëzua gjatë një performance, Manjola Nallbani: Theva këmbën për të shpëtuar një fëmijë

U rrëzua gjatë një performance, Manjola Nallbani: Theva këmbën për të shpëtuar një fëmijë

Në rrjete sociale para pak ditësh ka qarkulluar një video e Manjola Nallbanit duke u rrëzuar gjatë një performance në qytetin e Gjakovës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë këngëtarja, e cila njoftoi ndjekësit dhe adhuruesit e saj se ka thyer këmbën dhe për këtë, i duhen gjashtë javë trajtim.

Artistja tutje tha se incidenti ndodhi kur një fëmijë doli para saj dhe për ta shpëtuar, ajo ka rrëshqitur.


Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

“Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh!

Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar (zuri femijen, shtikllat) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige.

Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr @arbenveselaj80 . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane.

Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , @vjosataipi etj.

Po ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare.

Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere pune artistike me shume vlere, por vemendjen e nje rrezimi nuk e konkurojne dot kurrsesi.
E di qe me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se nga cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis pa te te dua!”

E prap dua ta mbyll duke ju uruar vit me shendet te mire”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

Magazina
Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Magazina
Kalo në kategori