U raportua për luftë hibride nga disa OJQ në veri, organizata “Aktiv” i quan deklarata të pavërteta

Gurakuç Kuçi, nga Instituti Octopus, një ditë më parë ka ngritur shqetësime rreth një lufte hibride që po zhvillohet në veri të Kosovës nga disa organizata joqeveritare serbe.
Ai për KosovaPress ka thënë se disa OJQ nga veriu i Kosovës, si “NGO Aktiv”, po përpiqen të krijojnë një narrativë të re dhe po bëjnë një luftë hibride.
E pas kësaj deklarata ka reaguar kjo organizatë.
“OJQ AKTIV dhe organizatat e shoqërisë civile nga Kosova e hedhin poshtë fuqishëm akuzat e pabaza dhe të rrezikshme që rrezikojnë sigurinë e aktivistëve. Lidhja me 'luftën hibride' dhe strukturat terroriste është një gënjeshtër e turpshme dhe dashakeqe. Sulmi ndaj sektorit civil është sulm ndaj një shoqërie të lirë dhe demokratike. Kërkojmë reagim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj organizate.
Reagimin e plotë mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/

















































