LAJMI I FUNDIT:

U publikua një vit më parë, është dëgjuar mbi 2.2 miliardë herë dhe certifikuar me mirënjohje në disa shtete – Rikthimi i suksesshëm i Ritës me albumin “Phoenix”

U publikua një vit më parë, është dëgjuar mbi 2.2 miliardë herë dhe certifikuar me mirënjohje në disa shtete – Rikthimi i suksesshëm i Ritës me albumin “Phoenix”

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, në një ditë si kjo një vit më parë publikoi albumin e saj më të fundit “Phoenix”.

Ky album i cili njëherësh është i dyti në karrierën e saj, erdhi shumë vite më vonë nga sa ishte parashikuar, dhe në një diferencë kohore shumë të gjatë nga albumi i saj debutues “Ora”, në vitin 2012 i cili ishte një sukses i jashtëzakonisht.


E gjithë kjo vonesë disa vjeçare e cila erdhi si rezultat e disa batica e zbaticave në karrierën e artisteve, duke përfshirë këtu një betejë të famshme ligjore me producentin e njohur mbarëbotëror Jay-Z, si dhe pamundësinë për të publikuar për një kohë të gjatë muzikë të re si shkas i pezullimit ligjor – duket se e gjithë kjo sakrificë ka pasur shpërblim me albumin e saj të dytë që ajo do ta publikonte më 23 nëntor të vitit 2018.

Beteja ligjore me Jay-Z, ishte një nga arsyet e pezullimit të karrierës së Rita Orës (Foto: Larry Busacca/Getty Images/Guliver)

Ky album i cili ka gjithsej 12 këngë, përfshirë këtu hitet si: “Anywhere”, “Let you love me”, “Your Song”, etj., pati një interesim dhe shitje të jashtëzakonshëm jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.

Rita Ora flet hapur për problemet me shëndetin: Nuk dua të zhgënjej askënd, por po më shkatërron vërtetë
Lexo po ashtu Rita Ora flet hapur për problemet me shëndetin: Nuk dua të zhgënjej askënd, por po më shkatërron vërtetë

Një vit pas publikimit të tij, Rita numëron sot sukseset e këtij albumi, këngët e të cilit janë dëgjuar jo më pak se 2.2 miliardë herë vetëm në “Spotify” – atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës online.

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ka qenë faqja e fansave të Rita Orës në Twitter, e cila merret me përditësimet dhe më të rejat e saj, ajo e cila ka njoftuar për suksesin që albumi “Phoenix” ka shënuar përgjatë këtij viti.

“Një vit më parë Rita Ora publikoi albumin e dytë “Phoenix”. Albumi u bë më i miri i vitit 2018, duke u certifikuar me “Gold” në katër shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloninë. “Phoenix” numëron më shumë se 2.2 miliardë shpërndarje në Spotify!”, thuhet në statusin e kësaj faqe.

Foto: Rita Ora/InstaStory

E lumtur për këtë sukses të jashtëzakonshëm, Rita Ora ka shpërndarë në InstaStory këtë status, duke treguar se ndjehet krenare me punën e saj.

Pas sukseseve të shumta këtë vit, është raportuar se artistja e lindur në Prishtinë po e përvetëson karrierën e saj në aktrim, teksa do të jetë pjesë e filmit më të ri “Twist” që vjen si ripërpunim i historisë së trajtuar në romanin e shkrimtarit të famshëm, Charles Dickens. Në këtë film, Rita do të ketë një nga rolet kryesore. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina

"Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat", Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Magazina
Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Magazina
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori