Cristiano Ronaldos vazhdon t'i lidhet emri me gjigantin spanjoll Atletico Madrid.

Sulmuesi portugez ka kërkuar largimin nga Manchester United dhe emri i tij lidhej me rivalët e Realit, Atleticon.


Megjithatë në Wanda Metropolitano portugezi nuk është i mirëpritur dhe këtë e treguan edhe tifozët e Atleticos disa ditë më parë nëpërmjet një pankarte.

Screenshot 1 130

Por fund këtyre zërave i ka dhënë edhe presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo që ka folur pas prezantimit të Nauhel Molinas.

I pari i Los Colchoneros ka thënë se tregu i transferimeve ka përfunduar për Atleticon, pasi skuadra e tij nuk do të marrë më asnjë futbollist.

“Me këtë afrim ne kemi plotësuar pjesën e fundit që ishim duke kërkuar. E përsëris, për gazetarët, me Molinën drejtuesit tanë kanë plotësuar copëzën e fundit që mungonte", deklaroi Cerezo.

Kësisoj Atletico Madrid nuk do të marrë më asnjë futbollist dhe dera për Cristiano Ronaldon në Wanda Metropolitano mbyllet. /Telegrafi/

telegrafi sport app