LAJMI I FUNDIT:

U ndalën për ta ndërruar gomën, grabitësit e armatosur detyrojnë truprojat të shtrihen në tokë – plaçkitin ministren e Afrikës së Jugut

U ndalën për ta ndërruar gomën, grabitësit e armatosur detyrojnë truprojat të shtrihen në tokë – plaçkitin ministren e Afrikës së Jugut

Ministrja e Transportit e Afrikës së Jugut u plaçkit në mes të rrugës pasi vetura e saj u ndal në autostradë për të ndërruar një gomë.

Sindisiwe Chikunga i tha një komisioni parlamentar se një nga sulmuesit e maskuar i drejtoi armën në kokë të hënën.

Grabitësit morën laptopë dhe telefona, si dhe armët e truprojave të saj, transmeton Telegrafi.


Afrika e Jugut është përballur prej kohësh me nivele të larta krimi, por është shumë e pazakontë që një ministër i qeverisë që udhëton me truproja të armatosur të plaçkitet në automjetin e tij.

“Unë jam në një pjesë, megjithatë, e gjithë përvoja ishte shumë traumatizuese”, u tha Chikunga deputetëve.

Ministrja deklaroi se të hënën në orën 3:30 të mëngjesit, truprojat e saj dolën nga vetura, në jug të Johanesburgut, për të ndërruar një gomë të shfryrë.

Më pas grabitësit janë afruar, kanë detyruar truprojat të shtrihen në tokë dhe më pas kanë hapur derën e veturës.

“Më drejtuan armën në kokë dhe më urdhëruan të dilja jashtë”, tha Chikunga.

I kanë kërkuar para, por ajo ka shpjeguar se kishte vetëm rreth 10 euro me vete. Më pas ata kontrolluan automjetin duke marrë atë që gjetën.

Hajnat më pas u përpoqën t’i hiqnin unazën, por Chikunga nuk donte t’ua jepte.

“U thashë se ajo unaza është e vetmja gjë që kam nga burri im i ndjerë”, tha ministrja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori