Një burrë dhe dy të afërmet e tij janë lidhur me litar për pemë dhe janë rrahur brutalisht nga turma e nervozuar, pasi ky mashkull akuzohej se ishte munduar të largohet nga India me një grua të martuar.

Videoja amatore shfaq treshen e lidhur në pemë, derisa fshatarët i godisnin me shkopinj në Madhya Pradesh. Dy femrat janë rrahur për shkak se ishin munduar ta ndihmojnë të afërmin e tyre të arratiset, transmeton Telegrafi.

Por, kuptohet se ky ndëshkim ka ardhur nga burri i gruas me të cilën viktima ishte munduar të arratiset, duke njoftuar bashkëfshatarët për atë se çfarë kishte ndodhur.

E po të mos ishte ndërhyrja e policisë pasojat do të ishin shumë më të rënda, ndërsa autoritet lokale kanë njoftuar se është ngritur padi ndaj nëntë persona, derisa katër tjerë janë ende në arrati.

“Kemi arrestuar pesë persona, përfshirë tri femra. Shpresojmë të arrestojmë edhe katër tjerë që janë në arrati”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë indiane. /Telegrafi/