I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Ish-futbollisti Zejnullahu ka zbuluar detaje interesante rreth kalimit të tij te Prishtina, duke theksuar se vendimi për t’u bashkuar me kryeqytetasit ka qenë i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.


Ai tregon se kontakti i parë erdhi nga Afrim Muçiçi, me të cilin u takua personalisht në Prishtinë për të finalizuar marrëveshjen.

“Më ka kontaktuar Afrim Muçiçi, edhe si sot e kujtoj jam takuar, ka qenë lokali në stadium të Prishtinës, “Prn Arena” është quajtur”.

“Aty jam takuar me Afrimin, ka qenë edhe vëllai im Dritoni bashkë me mua në takim dhe 10 minuta jena marrë vesh, sepse nuk kam pasur dyshim që të shkojë aty”.

“Madje kam pasur intervista më herët që nëse largohem prej Flamurtarit, vetëm te Prishtina mund të shkojë”.

“Me Afrimin sa kam luajtur te Prishtina, tani më ka ra edhe të punojmë bashkë, kam kaluar shumë mirë”.

“Nuk e kam pasur të vështirë sepse te Prishtina kam pasur gjithmonë dëshirë të luajë”, ka deklaruar Zejnullahu.

Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app