LAJMI I FUNDIT:

U mbyt dje në rezervuar, gjendet trupi i 19-vjeçarit nga Kukësi

U mbyt dje në rezervuar, gjendet trupi i 19-vjeçarit nga Kukësi

Kukës- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës ditën e djeshme ku një 19-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Trupi i viktimës S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje është arritur të nxirret ditën e sotme, vetëm pas ndërhyrjes së polumbarëve të RENEA-s në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës.


Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec. /TCH/