U lirua nga të gjitha akuzat: Benjamin Mendyt i shpëtojnë lotët para trupit gjykues

Benjamin Mendy qau sot pasi u lirua nga akuzat për përdhunim dhe tentativa për përdhunim.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt ishte akuzuar se kishte kryer sulme seksuale ndaj dy grave në rezidencën e tij.
Ai u lirua pas tre orësh diskutimi nga gjykata në Chester Crown Court këtë pasdite.
Lojtari 28 vjeçar ishte përballur me një rigjykim për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për përdhunim në tentativë gjatë izolimit shkaku i COVID-19, raporton Mail Sport.
Ai tani është një njeri i lirë, por pa një klub pasi kontrata e tij me Man Cityn skadoi në fund të qershorit.

Nga
Telegrafi
14/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































