LAJMI I FUNDIT:

U lëndua ndaj Burnleyt, trajneri i Southampton tregon se sa do të mungojë Armando Broja

U lëndua ndaj Burnleyt, trajneri i Southampton tregon se sa do të mungojë Armando Broja

Armando Broja është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Ligën Premier me Southamptonin.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar përsëri gol, ku kësaj radhe Southampton luajti baras 2-2 me Burnleyn.

Megjithatë talenti shqiptar u zëvendësua 11 minuta para fundit të ndeshjes, pasi pësoi një lëndim në këtë sfidë.


Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuettl ka folur për lëndimin e Brojës, duke thënë se nuk është shumë i rëndë.

Austriaku deklaroi se Broja nuk do të luaj në mesjavë në sfidën e EFL Cup ndaj Chelseat, pasi nuk i lejohet, derisa pritet të jetë i gatshëm për përballjen me Watfordin në vikend.

“Ka një dëmtim të lehtë në kyç, por nuk duket ndonjë gjë shqetësuese. Në ndeshjen e të martës ndaj Chelseat ai do të bëjë pushim të detyruar, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që të mos luajë kundër tyre”.

“Kështu që deri në fundjavë do të mund të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuettl.

20-vjeçari u huazuar nga Chelsea te Southampton, derisa  ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani mes kampionatit e Kupës, duke realizuar katër gola.

Në Ligën Premier, Broja shënoi ndaj Leeds United dhe Burnleyt, derisa në EFL Cup realizoi dy gola ndaj Newport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori