U konsiderua si një ndër ndërtesat me imazhin më të shëmtuar në Prishtinë, nënkryetari Zogaj jep detaje nga projekti i cili ka vlerën mbi 500 mijë euro

Një nga ndërtesat që konsiderohej si më e shëmtuara në kryeqytet ka filluar procesin e renovimit. Kjo ndërtesë, që strehon qindra banorë, kishte ndikuar negativisht në pamjen e qytetit, veçanërisht te hyrja e njohur si rrethi me flamur. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës zotohen se projekti i renovimit premton një transformim të rëndësishëm për këtë zonë.
Ky projekt, i cili ka një vlerë mbi 500 mijë euro, synon të përmirësojë pamjen dhe kushtet e jetesës për qindra familje që jetojnë në këtë hapësirë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Telegrafin, ka shpalosur detaje nga projekti.
“Po ishte një lajm të cilin ne me të vërtetë e kemi dhënë me gëzim, për arsye se që një kohë jemi duke e planifiku me e rregullu këtë hapësirë. Ka qenë një ndërtesë e papërfunduar me një pamje të papëlqyeshme, sidomos në hyrje të Prishtinës, andaj ka qenë edhe premtim i kampanjës tonë edhe i kryetarit Rama. Kështu që tash jemi gati me fillu me punë. E kemi nënshkruar një kontratë e cila është mbi 500 mijë euro, ku fillohet faza e parë e renovimit apo fasadimit të kësaj ndërtese”, tha ai.
Zogaj tregoi se ideja është të bëhet fasadimi nga jashtë, dhe ta ketë një pamje të mirë, por gjithashtu edhe të izolohet edhe të jetë energji efiçiente në fakt.
Gjithashtu, ai tregoi se do të ndryshojmë edhe do të ndërrojmë dritaret.
“Do të punojmë gjatë këtyre muajve tetor dhe nëntor dhe pastaj varësisht edhe prej motit ka mundësi që të dalim edhe në vitin e ardhshëm pranverë, sepse është ndërtesë e madhe dhe kërkon mjaft punë. Kjo është kjo është prej pasluftës, sepse banorët janë futë në këtë ndërtesë pa qenë e përfundume, pastaj banorët kanë investuar vetë e kanë përfundu me masat e tyre, me thonë kështu me resurset e tyre andaj kurrë nuk është përfundu në tërësi dhe nuk ka as si me thonë pranim teknik”, u shpreh ai.
Nënkryetari Zogaj bëri të ditur se lajmi për nisjen e renovimit është mirëpritur nga banorët e kësaj ndërtese, ndërsa tha se ndërtesa do të merr pamje krejtësisht tjetër dhe do të jetë e bardhë.
“Banorët me kënaqësi shumë të madhe e kanë pritë këtë lajm, sepse për ta do të jetë fantastike. Nuk është vetëm çështje e pamjes, është çështje gjithashtu edhe e izolimit dhe do të do të paguajnë më pak energji elektrike, sepse do ta kenë më të izoluar ndërtesën”.
Zogaj në intervistë foli edhe për projekte tjera të rëndësishme në kryeqytet, ndërsa sa i përket ardhjes së autobusëve të rinj në kryeqytet, ai tha se procesi po vazhdon dhe nuk ka pasur ndonjë pezullim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë