LAJMI I FUNDIT:

U kapën me armë zjarri dhe municion luftaraknë në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

U kapën me armë zjarri dhe municion luftaraknë në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në Vlorë, pasi u kapën ndërsa lëviznin me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.

Sipas policisë së Vlorës u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.


Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Jurgen Gurthi dhe pasagjer shtetasin Egent Alku., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/