LAJMI I FUNDIT:

U kap duke transportuar 70 kilogramë kanabis në Morinë, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania

U kap duke transportuar 70 kilogramë kanabis në Morinë, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania

Një 48-vjeçar nga Rumania është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, duke transportuar lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë rumuni Florin Balanescu, i cili kishte fshehur ne mjetin e tij pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës. Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe të administruara nga strukturat hetimore kundër narkotikëve, të DVP Kukës. Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori