LAJMI I FUNDIT:

U hap “Adea Ceramics”, showroomi më i veçantë në rajon

U hap “Adea Ceramics”, showroomi më i veçantë në rajon

Tregut kosovar i është shtuar edhe një kompani e produkteve hidrosanitare, ndërkohë klientëve u janë shtuar mundësitë për zgjedhje cilësore.

Është hapur “Adea Ceramics”, kompani e re vendore e pllakave dhe e produkteve hidrosanitare.

“Adea Ceramics” ofron pllaka dhe produkte të sanitarisë. Kompania është themeluar nga biznesmenë të suksesshëm në vend dhe me përvojë të gjatë në treg. Ofron produkte për të gjithë nga prodhues të njohur botërorë me çmimet që po ashtu, janë të përballueshme nga të gjithë. E veçanta e kësaj kompanie është mënyra e ekspozimit të produkteve, duke e bërë showroomin e Adea Ceramics më të veçantin në rajon, i karakterizuar me një enterier modern, një kafiteri e ngritur enkas për klientët, ku të gjithë mund të relaksohen dhe të shijojnë një kafe të shijshme, bashkë me ngrohtësinë që ofron “Adea Ceramics” me stafin e saj mikpritës.

IMG_5661

“Filozofia jonë si kompani është që gjithnjë të synojmë të kënaqim klientët tonë dhe të gjithë ata që janë të interesuar në gjëra të bukura, me çmime shumë të arsyeshme dhe të trendeve të fundit. Ne synojmë që të zgjerojmë shtrirjen e përdorimit të pllakës, në çdo lloj ambienti, qoftë në dysheme, mure, terasa, dhoma pune, dhoma të fjetjes etj. Duke ofruar një llojllojshmëri të produkteve të klasit të parë të prodhuesve italianë, spanjollë dhe turq, ne shpresojmë që të jemi një zgjidhje shumë e kënaqshme për konsumatorët kosovarë”, deklarojnë udhëheqës të kësaj kompanie.

IMG_5712

“Adea Ceramics” vjen me një koncept të ri, se jo gjithçka e bukur duhet të jetë e shtrenjtë dhe ky koncept, pritet ta kthejë këtë kompani në qendër të vëmendjes për konsumatorin kur vjen puna te zgjedhja e pllakave dhe produkteve hidrosanitare.

Duke e marrë parasysh standardin e jetesës në Kosovë, ne dëshirojmë që të gjithë të kenë mundësi që të pajisen me produkte të bukura, por mbi të gjitha, me produkte kualitative që kanë jetëgjatësi deri në 20 vjet nëse mirëmbahen dhe kujdesi ndaj tyre bëhet sipas rregullave.

Ftoheni të gjithë të vini tek “Adea Ceramics”, në kilometrin e njëmbëdhjetë të magjistrales Prishtinë – Ferizaj dhe të binden me gamën e gjerë që ofron kompania jonë e re./Telegrafi

Artikull i sponsorizuar