LAJMI I FUNDIT:

U gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Han të Elezit, arrestohen shtatë persona – Prokuroria e Ferizajt jep detaje

U gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Han të Elezit, arrestohen shtatë persona – Prokuroria e Ferizajt jep detaje

Të mërkurën në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, është gjetur drogë me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.


Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu është sekuestruar një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.

Tutje theksoi se gjatë ditës janë bastisur edhe disa lokacione, në Pejë edhe Prishtinë është duke vazhduar bastisja edhe në pesë lokacione të tjera ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Udhëheqja e Zyrës Doganore të Hanit të Elezit, Sakibe Nuredini, tha se gjatë punës rutinore, zyrtarët kontrolluan maunën dhe gjatë kontrollit në 32 reflektor kanë gjetur substanca narkotike.

“Menjëherë, kemi bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë për këtë rast”, ka thënë Nuredini.

Lidhur me këtë, edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, reagoi në Facebook.

Sveçla tha se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori