U fut në kutinë transparente duke menduar se është i sigurt, peshkaqeni 2,300 kilogramësh e thyen ‘kafazin’ – shpëton mrekullisht zhytësi britanik

Ky është momenti rrëqethës kur një peshkaqen gjigant i bardhë përplaset në kafazin e një zhytësi britanik, të cilin për pak centimetra nuk e kafshon në Oqeanin Paqësor.
Pamjet si nga ajri ashtu dhe në ujë, shfaqin Jimi Partington duke sfiduar vdekjen derisa qëndron në një kuti transparente në ujë që rrinte mbi sipërfaqe të ujit ndërsa nën të notonte peshkaqeni, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në një moment gjithçka ndryshon, kur kafazi në të cilin gjendej zhytësi britanik thyhet nga peshkaqeni 2,300 kilogramësh që e godet dhe e ndanë në dysh.
Partington dukej i sigurt në shikim të parë, por kur peshkaqeni e thyen atë – llogaritë i dalin të gabuara. Megjithatë ai arrin disi t’i mbijetojë këtij sulmi.
Një peshkaqen i tillë konsiderohet si një prej më të rrezikshmëve, dhe mund të peshoj në maksimum deri në 2.500 kilogramë. /Telegrafi/

















































